Donatori:
APPK me Partneret, Kandidatët e projekteve si dhe Kandidatët vetë financues
Vlera në Euro/vit:
Ca.200.000,00 € /Vit
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2007
Përfundimi: Proces i vazhdueshëm
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
APPK, që nga viti 2007, organizon trajnime/kurse të gjuhës Gjermane, për të gjitha nivelet A1-B2, për disa grupe synuese si: “Bashkim Familjar” , Studentët si dhe për Kuadro profesionale (mjek, inxhinier, motra medicinale) të cilët synojnë shkuarjen në Gjermani për Shkollim dhe Aftësim profesional (Ausbildung), Specializim dhe Punësim.
Karakteristikat e projektit:
- Grupe nga 14-18 pjesëmarrës
- Intensiv nga 4h/ditë/5ditë në javë
- Trajnerë të diplomuar të trajnuar dhe të certifikuar si examiner nga Goethe Institut
- Materiali mësimor “Schritte Plus Neu”, Sicher nga Huber Verlag – Gjermani
- Provime testuese dhe vlerësuese;
- Kalueshmëria mbi 80 % që në afatin e parë të provimit;
- Përgatitje për provim me rreth 40h trajnimi;
- Certifikimi i njohurive përmes Goethe Institut apo Institucione tjera Ndërkombëtarisht të Akredituara.
Në periudhën kohore 2007-04.2013, APPK e ka përkrahur Institutin Goethe në aspektin administrativ dhe logjistikë për procedimin e provimeve për mbi 20.000 kandidatë në hapësirat e APPK-së.