Donatori:

DVV-Instituti i Bashkësisë se Shkollave të Larta në Gjermani

Vlera në Euro:

6,763.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2012

Përfundimi: 2012

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Në porosi nga DVV ( Instituti i Bashkësisë se Shkollave të Larta në Gjermani ), APPK është përzgjedhur për të bërë trajnimin e 15 punëkërkuesve, në fushën e IT, përmes sistemit ECDL, të nacionalitet Serb nga Komuna e Graçanicës.

Kandidatët janë përzgjedhur në bashkëpunim me OJQ lokale CPT (Center for Peace and Tolerance)

Trajnimi është organizuar në qendrën mobile  për trajnime, në kuadër të MPMS

Trajnimi është realizuar për 7 modulet përkatëse ( M1 Bazat e teknologjisë informative dhe komunikimit ,  M2 Windows XP, M3 Word 2003, M4 Excel 2003, M5 Access 2003,  M6 PowerPoint 2003,  M7 Internet Explorer 6/Outlook 2003).

Në fund të secilit trajnim, është mbajtur provimi përkatës. Në bazë të rezultateve përfundimtare, rezulton që mbi 90% të kandidatëve kanë përfunduar katër e më tepër module.

I tërë trajnimi dhe materiali trajnues kanë qenë në gjuhën amtare të kandidatëve. Në bazë të informatave të marra nga CPT-ja, pas trajnimit secili kandidat e ka gjetur mundësin e aplikimit të njohurive të fituara në një vend pune.

 

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillimi
  • Trajnimi
  • Certifikimi- APPK si qendër testuese për ECDL.