Donatori:
Ministria Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Gjermani
Vlera në Euro:
330,000.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2002
Përfundimi: 2006
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga BMZ (Bundesministerium für Zusammenarbeit und Entwicklung, Germany- Ministria për Zhvillim dhe bashkëpunim e Gjermanisë) si dhe nën Koordinimin dhe monitorimin e Organizatës AGEF gGmbH (Grupi Punues……), është realizuar «Trajnimi i mëtejmë profesional për 190 Punëkërkues» nga grupi synues « Kosovar të kthyer nga Gjermania » duke realizuar:
- Analizën e nevojave të trajnimit sipas kërkesave të tregut të punës
- Regjistrimin, Këshillimin dhe Orientimin profesional të punëkërkuesve
- Përgatitjen e Trajnimeve duke bërë përzgjedhjen paraprake te trajnerëve përkatës për secilin modul të trajnimit, si dhe përpilimin e kurrikulave përkatëse
- Implementimin e trajnimeve, monitorimin përgjatë vijimit të tij dhe evoluimin në fund të trajnimit
Karakteristikat e Trajnimeve :
- Përbërja e grupit :12- 15 Pjesëmarrës
- Kohëzgjatja e një trajnimi : 3- 4 muaj, varësisht prej profilit, me numër të orëve prej 350-450h.
Profesionet dhe numri i kandidatëve të trajnuar:
Kontabilist (12), Asistente Administrative (24), Administratorë të rrjeteve Kompjuterike (24), Kuzhinier (37), Trajnim i kombinuar “Gjuhë Angleze + Kompjuter + Korrespodencë Moderne dhe Kontabilitet Aplikativ”(54) si dhe Trajnime të formës ‘Trajnim duke Punuar’ (39)
Trajnimet në modulet e IT-së, janë realizuar sipas moduleve Xpert
Karakteristikat e projektit:
- Trajnime dhe ri-trajnime profesionale për punëkërkues
- Ndërmjetësime në Punësim
Evoluimi i efekteve të trajnimit, në vendin e punës të kandidatit të punësuar pas përfundimit të trajnimit