Donatori:
AA- Ministria e Jashtme e Gjermanisë
Vlera në Euro:
100,600.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2002
Përfundimi: 2007
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga AA (Auswertiges Amt-Ministria e jashtme e Gjermanisë) si dhe nën Koordinimin dhe monitorimin e Organizatës AGEF gGmbH (Grupi Punues……), është realizuar « Trajnimi i mëtejmë profesional për 93 Punëkërkues » nga grupi synues « Qytetarë Kosovarë- Punëkërkues » duke realizuar:
- Analizën e nevojave të trajnimit sipas kërkesave të tregut të punës
- Regjistrimin, Këshillimin dhe Orientimin profesional të punëkërkuesve
- Përgatitjen e Trajnimeve duke bërë përzgjedhjen paraprake te trajnerëve përkatës për secilin modul të trajnimit, si dhe përpilimin e kurrikulave përkatëse
- Implementimin e trajnimeve , monitorimin përgjatë vijimit të tij dhe evoluimin në fund të trajnimit
Karakteristikat e Trajnimeve:
- Përbërja e grupit: 12- 15 Pjesëmarrës
- Kohëzgjatja e një trajnimi: 3- 4 muaj, varësisht prej profilit, me numër të orëve prej 350-450h.
- Për themlues biznesi 7-14 ditë
Profesionet dhe numri i kandidatëve të trajnuar:
Kontabilist (15), Asistent marketingu(15), Edukatore (15), Trajnimi i Trajnerëve (15), Asistente Administrative (15), Trajnim i kombinuar: “Gjuhë Angleze + Kompjuter” (18)
Trajnimet e IT- janë realizuar sipas moduleve Xpert
Karakteristikat e projektit:
- Trajnime dhe ri-trajnime profesionale për punëkërkues
- Ndërmjetësime në Punësim
- Evoluimi i efekteve të trajnimit, në vendin e punës të kandidatit të punësuar pas përfundimit të trajnimit