Donatori:
OSBE-Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Vlera në Euro:
3,550.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2012
Përfundimi: 2012
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga OSBE-ja, APPK ka bërë ngritjen e kapaciteteve për të gjithë zyrtarët komunal të cilët janë të ndërlidhur me realizimin e procesit të riatdhesimit të personave të kthyer nga bota e jashtme.
Pikësynimi i trajnimit ka qenë në komponentën ekonomike, se si dhe në çfarë forme të këshillohen, orientohen dhe përkrahën kandidatët për të përfituar sa më mire nga pakoja ekonomike në kuadër të strategjisë kombëtare për riatdhesim.
Ngritja e kapaciteteve është realizuar përmes trajnimeve dy ditore, ku pjesëmarrësve iu është shpjeguar:
- Si të behët këshillimi dhe profilizimi sa më i mire i kandidatëve si dhe
- Çka është plani i biznesit, cilat janë modulet apo e temat e tij, si të përpilohet, si të prezantohet para donatorëve dhe si të realizohet në Praktikë.
Temat e trajnimit janë mbajtur edhe përmes shembujve praktikë , pastaj aplikimit të roleve përkatëse , për një trajnim sa më praktik (simulimi rasteve faktike)
Karakteristikat e projektit:
- Këshillim
- Trajnim