Kishim kënaqësinë të marrim një lajm të shkëlqyeshëm muajin e kaluar, ku një nga përfituesit e programit tonë të Studimeve të Infermierisë në Gjermani (Ausbildung), Albin Malaj, vetëm 25 vjeçar, ka bërë një hap të madhë në karrierën e tij. Ai tashmë është drejtori i ri i Shërbimit të Kujdesit Ambulator në Leutkirch, Gjermani!
Albini Malaj shkoi nga Kosova në Gjermani gjashtë vjet më parë, përmes programit të Ausbildung, ku për tri vite kreu Shkollimin dhe Aftësimin profesional, pastaj u zgjodhë zëvendës drejtori i Diakonie-Sozialstation në Biberach, dhe tani udhëheq një ekip të tërë. Ai njihet për përkushtimin, empatinë dhe aftësinë e tij në gjermanisht.
I urojmë shumë suksese Albinit në këtë kapitull të ri, dhe jemi shumë të lumtur për sukseset e kandidatëve tonë!
Linku: Lajmi e plotë nga Die Zieglerschen mund ta lëxoni KËTU