Realizohet përmes disa proceseve të ndërlidhura dhe atë:
- Trajnimet profesionale për Themelim Biznesi, me format më praktike të mundshme të trajnimit, në kohëzgjatje prej 4 – 7 apo 15 ditë, varësisht prej profilit të përfituesit dhe projektit përkatës.
- Analiza e Planeve të Biznesit që rezultojnë nga trajnimi paraprak, pastaj analiza-vlerësimi i gjendjes faktike të parakushteve për të themeluar biznesin, duke i mundësuar disa forma të vetëpunësimit si: Ekonomi Familjare, Biznes Privat, kyçja në një biznes ekzistues në cilësinë e Partnerit Afarist apo edhe bashkimi i disa themeluesve në një biznes të vetëm në formë gjithashtu të Partneritetit Afarist.
- Lejimi i granteve, varësisht prej kornizave të një projekti të caktuar.
- Monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm në kontekst të qëndrueshmërisë së programeve të përkrahura.