Donatori:

UNDP-Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Zhvillim të Programeve & NATO

Vlera në Eurot:

6,064,562.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2008

Përfundimi: 2011

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Në porosi nga NATO-Fondi I Mirëbesimit, në partneritet me UNDP-në, është realizuar projekti i cili ka pasur për synim përkrahjen e 1467 pjesëtarëve të ish TMK-së të cilët nuk janë bërë pjesë e FSK-së, në jetën e tyre civile dhe ekonomike

Projekti është implementuar duke u bazuar në këto nën faza apo module

  • Këshillimi fillestar, profilizimi I kandidatit, trajnimet orientuese- të gjitha këto me synim që kandidati të orientohet në njërën prej formave të ri-integrimit ekonomik
  • Ndërmjetësimi në punësim duke i ndërlidhur interesat në mes të kandidatit dhe kompanive të ndryshme
  • Trajnimet profesionale me synim të përgatitjes se kandidatëve për ndërmjetësim në Punësim
  • Vetëpunësimi përmes disa formave:
  • Krijimi i ekonomive familjare
  • Themelimi i një biznesi të ri privat
  • Partneriteti afarist në mes të themeluesi të ri dhe një biznesi ekzistues
  • Partneriteti afarist në mes të disa themeluesve të rinj
  • Projekti ka përfunduar me shumë sukses duke i përkrahur kandidatët në këto forma:
  • 1462 kandidatë të këshilluar
  • 78 kandidatë të Ndërmjetësuar në Punësim, duke i llogaritur edhe disa trajnime paraprake
  • 1384 kandidatë të përkrahur përmes themelimit të afarizmit privat dhe liferimit të Granteve

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillimi dhe profilizimi
  • Trajnime Profesionale
  • Ndërmjetësim në Punësim
  • Vetëpunësimi/Themelimi i afarizmit privat
  • Monitorimi