Kuvendi i anëtarve i APPK-së të premten, me 10 shkurt 2023, në takimin e rregullt vjetor prezantoi aktivitetet dhe të arriturat e projekteve në APPK, të realizuara gjatë vitit 2022, si dhe planet dhe aktivitetet e parapara të realizohen në vitin 2023.
Nga të gjitha të arriturat e prezantuara të projekteve, nga të cilat kanë përfituar me së shumti grupet synuese dhe partnerët e APPK-së, arritëm në përfundimin se viti 2022 ishte një vit stabil për organizatën tonë. Vit i ngjashëm pritet të jetë edhe viti 2023, ku shumë aktivitete dhe plane janë të parapara që të realizohen, ku në fokus të veçantë janë grupet synuese dhe partnerët e organizatës.
APPK vazhdimisht është në implementim të projekteve të ndryshme të cilat kontribuojnë në përkrahjen e punësimit.