FTESË PËR APLIKIM: trajnime pa pagesë për vetëpunësim/themelim biznesi

FTESË PËR APLIKIM

për pjesëmarrje në trajnimet pa pagesë për vetëpunësim/themelim biznesi

 Hyrje:

Projekti “Fuqizimi i Rinisë” është projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe bashkëfinancuar nga APPK dhe i cili zbatohet nga APPK. Synimi i projektit është mbështetja e të rinjve të papunë me shkathtësi për vetëpunësim dhe themelim biznesi. Trajnimet për themelim biznesi janë të bazuara në Standardin e Profesionit “Themelues Biznesi” të aprovuar nga AKK dhe me kurrikulë dhe program të akredituar po ashtu nga AKK. Trajnimi synon zhvillimin e aftësive teknike dhe taktike të pjesëmarrësve mbi gjenerimin e idesë për fillimin e një biznesi të ri duke përgatitur planet e tyre të biznesit.

Kush mund të aplikoj për këto trajnime?

  • Tё rinj dhe të reja të papunë të moshës 18-25 vjeçare të komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, dhe të cilët kanë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm.
  • Përparësi kanë të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët shfaqin interesim dhe kanë potencial për të themeluar biznes.
  • Trajnimi do të ofrohet për katër grupe me nga 15 pjesëmarrës (gjithsej 60 pjesëmarrës).

Orari dhe kohëzgjatja e trajnimeve:

Trajnimet janë intensive - 10 ditë (nga ora 10.00 deri në ora 15.00).

Trajnimet do të zhvillohen në periudhën Shkurt – Prill 2022, agjenda dhe detajet e organizimit të trajnimit do të përcaktohen nga projekti dhe se kandidatët do të njoftohen me kohë.

 Shpenzimet:

Trajnimi është falas, po ashtu organizatori do të mbuloj shpenzimet e ushqimit, pijeve dhe të gjitha materialeve të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit në trajnim.

Procedura e aplikimit dhe përzgjedhjes:

Të gjithë të interesuarit për trajnime mund të aplikojnë duke plotësuar formën online për pjesëmarrje në trajnim, të cilën e gjeni në linkun: https://forms.gle/i3sw5zhS6grdMLsf8

Certifikata:

Kandidatët me rastin e përfundimit të trajnimit do të marrin certifikatë të kualifikimit “Menaxher i Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla”, Niveli 3 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me 7 kredi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila vuloset në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve dhe është e njohur edhe ndërkombëtarisht.

Afati i fundit për aplikim është 24 Janar 2022.

Vërejtje: Për shkak të situatës së pandemisë me virusin COVID19, trajnimi do të mbahet duke ju përmbajtur Udhëzimeve të Parapara të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit duke respektuar distancën, përdorimin e dezinfektuesve, dhe mbajtjen e maskave gjatë trajnimit.

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 11 Jan 2022

Apply for job

Sorry! application is not available.