FTESË PËR APLIKIM:
Licencohu dhe Punësohu në Gjermani si Infermier i përgjithshëm
(Vazhdon aplikimi si rezultat i kërkesave shtesë nga Partnerët. Ata të cilët kanë aplikuar deri më 09.02.2022, nuk kanë nevojë të aplikojnë sërish)
Partnerët: APPK (lidere në Kosovë), WBS (qendra më e madhe e trajnimeve në Gjermani) dhe punëdhënësi Vivantes nga Berlini (njëri prej institucioneve shëndetësore-lidere në Gjermani), ju ftojnë të aplikoni në Programin më të avancuar deri më tani për Licencim si Infermier i përgjithshëm dhe punësim si Përkujdesës Profesional për të Moshuar, apo siç e quajnë në Gjermani Altenpflegefachkraft.
Nëse:
- Keni të përfunduara studimet Bachelor për Infermieri të përgjithshme (apo jeni në prag të diplomimit);
- Posedoni Licencë pune, apo jeni në proces të marrjes së saj;
- Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën Gjermane deri në nivelin B2;
- Keni synim dhe motivim për ti licencuar kualifikimet e juaja dhe për të punuar në Gjermani.
Ju ofrohet:
- Mësimi falas i gjuhës Gjermane;
- Përkrahje gjatë tërë procesit para dhe pas shkuarjes në Gjermani, të gjitha pa pagesë;
- Pagat më të larta në Gjermani, për këtë kualifikim.
Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë, duke plotësuar formularin në google form (klikoni mbi link) https://forms.gle/cCL9JYiGS8D65GHt8
Afati i aplikimit deri me 20.02.2022, në ora 17:00.
Stafi APPK