Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane për nivelet A1 – B2

 

 

 

 

KONKURS PUNE

 Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane për nivelet

A1 – B2

 Kush jemi ne?

APPK është organizatë jo-qeveritare e specializuar për përkrahjen e Integrimit ekonomik/punësimit të individit si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës, me theks të veçantë në Gjermani.

Njëra prej parakushteve tejet të rëndësishme të këtij integrimi është mësimi i gjuhës Gjermane, me qëllim të arritjes së synimit të shkuarjes në Gjermani.

APPK është ofrues i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë për ofrimin e kurseve të gjuhës Gjermane.

Çfarë po kërkojmë?

Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane të cilët i plotësojnë kriteret në vazhdim:

  • Kualifikim si mësimdhënës/e i/e gjuhës Gjermane.
  • Përvojë pune për mësimdhënie/trajnime me të rritur, së paku tri vite.
  • Interesim dhe gatishmëri për të punuar me punë honorari.
  • Fleksibilitet në aspektin e angazhimeve kohore.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Kushte të shkëlqyeshme të punës.
  • Ambient shumë të mirë të punës në aspektin profesional, njerëzor dhe infrastrukturor.
  • Pagesë të niveleve të larta për rrethanat Kosovare.

 Si mund të aplikoni?

Dokumentet e juaja të konkurrimit (CV , letrën motivuese, të dyja në gjuhën Gjermane), si dhe dokumentet tjera shtesë, diploma, referenca, i dorëzoni në APPK, përmes e-mailit në  info@appk.org deri me datën 10.02.2023.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi  i APPK-së

 

Job Information

Status: Expired Job type: Part Time Salary: Negotiable Publish date: 01 Shk 2023

Apply for job

Sorry! application is not available.