Punë praktike (Internship) në vendet e BE-së

PUNË PRAKTIKE (INTERNSHIP) NË VENDET E BE-SË

Programi i Internship-it realizohet nga APPK në bashkëpunim me kompaninë Bixter nga Danimarka, bazuar në një marrëveshje të nënshkruar APPK – Bixter në nëntor të vitit 2019. Kompania Bixter bën ndërmjetësimin e studentëve të bujqësisë nga e tërë bota për tregun e punës së Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Studentët e fakultetit të bujqësisë të cilët kanë të përfunduar së paku dy semestra mund të aplikojnë në këtë program 6 muaj deri në një vjet.

Kriteret e aplikimit dhe përshkrimi i programit për secilin shtet janë si në vijim:

Danimarkë: Kriteret dhe përshkrimi i programit

Gjermani: Kriteret dhe përshkrimi i programit

Holandë: Kriteret dhe përshkrimi i programit

Norvegji: Kriteret dhe përshkrimi i programit

Suedi: Kriteret dhe përshkrimi i programit

Broshura e përgjithshme për programin e të gjitha shteteve mund të shkarkohet këtu

Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret për për njërin apo më shumë programe, duhet të dërgojnë dokumentet si në vijim:

  • CV (të shkarkohet formati këtu)
  • Certifikata e gjuhës angleze A2 (Toefl, IELTS apo KET) për programet përkatëse ku kërkohet gjuha angleze.
  • Vërtetimi nga Universiteti për statusin e juaj universitar në gjuhën angleze ku ceket edhe afati i diplomimit pas përfundimit të praktikës (internship-it).
  • Transkripta e notave e përkthyer në gjuhën angleze e noterizuar.

Të gjitha dokumentet e mësiperme me rastin e aplikimit duhet të dërgohen në e-mail adresën furtuna.shabani@appk.org.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i APPK-së

Video prezantuese e programit:

Job Information

Status: Expired Job type: Internship Salary: Negotiable Publish date: 18 Qer 2020

Apply for job

Sorry! application is not available.