Vozitës i Autobusëve në Gjermani

FTESË PËR SHPREHJE INTERESIMI

VOZITËS I AUTOBUSËVE NË GJERMANI

Partnerët: Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK dhe Akademia CEB nga Republika Saarland - Gjermani, janë në zhvillim e sipër të një projekti të ri për:

RIKUALIFIKIM DHE PUNËSIM SI VOZITES I AUTOBUSËVE-KATEGORIA D/DE,

FILLIMISHT PËR 10 KANDIDATË

Nëse jeni:                                                                                                      

  • Të diplomuar në një shkollë të mesme, apo dhe fillore nëntëvjeçare, në Kosovë;
  • Posedoni lejen e vozitjes në Kosovë -kategoria D/DE;
  • Të gatshëm të mësoni Gjuhën Gjermane deri në nivelin B1, për rreth 8 muaj
  • Të gatshëm dhe shumë të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 8 mujor në Gjermani për vozitës profesional për Autobusë- kategoria D/DE, me kosto tërësisht të mbuluara nga projekti, me synim të Punësimit të Përhershëm si Vozitës i autobusëve D/DE
  • Të moshës 24 - 38 vjeç.

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1 (si parakusht për vijimin e Rikualifikimit), me kosto të formës së bashkëfinancimit deri 40% nga programi.
  • Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
  • Pas mbarimit të rikualifikimit, Mundësi e punësimit të përhershëm në Gjermani-Republika e Saarlandit,

Atëherë e shprehni interesimin tuaj, duke plotësuar formularin në vijim sipas linkut: https://forms.gle/9WYn8fSw93j5fmPQ7

Departamenti i zhvillimit të resurseve Njerëzore në APPK

Job Information

Status: Expired Job type: Full Time Salary: Negotiable Publish date: 25 Shk 2022

Apply for job

Sorry! application is not available.