Revista Lichtblick nga Gjermania, një revistë që trajton çështje të jetesës së përditshme në përgjithësi në Gjermani, së fundmi ka realizuar një emision për situatën aktuale në fushën e Përkujdesjes ndaj të moshuarve, me theks të veçantë mbi sigurimin e kuadrit profesional për ketë fushë. Për APPK-në, emisioni paraqet një vlerë të shtuar pasi që zhvillohet me njërin prej punëdhënësve të projekteve tona të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional – Ausbildung (Ev. Altenhilfe St.Georgen gGmbH) dhe me njërin nga kandidatët tonë, Qëndrim Thaçi. Emisioni ia vlen të përcjellët në tërësi, kurse në veçanti prej minutës 4.13 deri në minutën 8.12 mund ta përcjellni profilin e kandidatit Qëndrim Thaçi.
Qëndrim Thaçi është njeri prej 20 kandidatëve nga i njëjti punëdhënës dhe njeri prej mbi 300 kandidatëve të projekteve të APPK-së me partnerin tonë Diakonisches Werk der evangelischen Kirche in Württemberg e.V. Në fakt APPK, dy vitet e fundit, ka zgjeruar projektet e Shkollimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani edhe me partnerë tjerë si CEB Akademi nga Saarland, Komunën Coburg, si dhe në fushën e “Përshtatjes së Profesionit” me Akademinë Kolping nga Würzburgu.
APPK e ka përcjellë kandidatin Qëndrim Thaçi (edhe kandidatët e tjerë) edhe përmes dy projekteve të tjera:
- Përzgjedhja dhe mësimi i gjuhës gjermane përmes Projektit “Sigurimi i kuadrit profesional”, në bashkëpunim me Diakonisches Werk der evangelischen Kirche in Württemberg e.V, si dhe
- Masat e para integrimit në shoqërinë Gjermane, përmes projektit “Të arrish i përgatitur në Gjermani”, projekt ky i financuar nga AMIF ( Asyl-, Migrations- u. Integrationsfonds der EU), Republika e Gjermanisë dhe Diakonie.
Për me shumë informata, ju ftojmë të përcillni emisionin në vijim: