Ftesë për pjesëmarrje në Takimin Informues për Ausbildung

Për të interesuarit,

APPK, në kuadër të disa projekteve, është në implementim edhe të Projektit VEND- “Vorbereitet und erfolgreich nach Deutschland” në shqip “Të arrish i përgatitur në Gjermani”.Në kuadër të këtij projekti janë paraparë disa shërbime përkrahëse si këshillime, takime informuese, trajnime të para integrimit…për qytetarët Kosovar të cilët për ndonjë prej arsyeve të tyre (Bashkim Familjar, Shkollim dhe Aftësim Profesional, Studim, Punë praktike, Punësim) planifikojnë të migrojnë legalisht në Gjermani.
Të gjitha këto shërbime ofrohen: Pa pagesë.
Për me tepër vizitoni www.appk.org, apo http://appk.org/…/te-arrish-i-pergatitur-ne-vendin-e…/

Si aktivitet të radhës kemi planifikuar të mbajmë një Takim informues me temën “Sistemi Dual- Ausbildung” në Gjermani, si njeri prej formave me të përshtatshme dhe më produktive të integrimit ekonomik në Gjermani.
Takimi do të mbahet i formës Online me datën 26.03.2021, prej orës 13.30-14.30
Regjistrimin për pjesëmarrje në takim mund ta bëni me së largu deri me datën 25.03.2021 në ora 12:00, përmes linkut: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSdx-bP41ODbvM…/viewform
Regjistrimet pas orës 12:00 nuk do të pranohen, mirëpo do të ketë edhe takime të ardhshme ku do të kenë mundësi të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.

Sinqerisht
Ekipi i Projektit VEND