Në kuadër të projektit “Përgatitja në aspektin gjuhësor dhe interkulturor për të rinjtë kosovarë me qellim të vijimit të programit trevjeçar për Shkollim dhe Aftësim Profesional në Gjermani”, për gjeneratën 2020/21, Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) organizoi manifestimin “Përfundimi i suksesshëm i vitit përgatitor për 140 të rijnë kosovarë, për një Shkollim dhe Aftësim Profesional në Gjermani“. Manifestimi përmbyllës u mbajt me datën 23 korrik 2021.

Përveç kandidatëve, prezentë në këtë manifestim ishin dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ambasadori i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, përfaqësues nga Diakonie Gjermani, Akademia CEB, Goethe Zentrum, Goethe Institute, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Dimak.

Në hapje të manifestimit, një përshkrim të shkurtër të proceseve përgatitore të kandidatëve përgjatë një viti e bëri Udhëheqësi i Përgjithshëm i APPK-së, z. Bedri Xhafa. Ndërsa, fjalime përshëndetëse gjatë manifestimit u dhanë nga përfaqësuesja e MASHTI-it, znj. Valbona Fetiu Mjeku, ambasadori i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, z. Jörne Rohde, përfaqësuesi i Diakonie-së, z. Alexander Nübling, si dhe përfaqësuesi i Akademia CEB, z. Hans Theo Dubois. Gjithashtu, një program i shkurtër prezantues dhe artistik u dha nga disa kandidatë të projektit.

Programi i manifestimit u përcjellë dhe u përmbyllë me program argëtues të përgatitur nga APPK.

Në manifestim u prezantua edhe një video ku u paraqiten gjitha proceset e realizuara gjatë periudhës korrik 2020 – korrik 2021. Në vijim gjeni videon: