Këto ditë kemi marrë lajme shumë të mira për sukseset e të rinjve kosovarë në sport, ndërsa sot morëm një informatë që na bëri krenarë dhe të lumtur për arritjet e kandidatëve tonë në Gjermani.

Kandidatët e APPK-së, të cilët gjenden në programet e shkollimit dhe aftësimit profesional në Gjermani, po lenë gjurmë të vazhdueshme profesionale dhe personale duke e nderuar veten, programin e APPK-së por edhe shoqërinë Kosovare. Në një letër drejtuar një reviste gjermane, një lexuese jep përshtypjen e vet për përvojën e shkurtë në një nga institucionet me të cilat ne bashkëpunojmë, Martin-Haug-Stift, ku në veçanti theksohet aspekti i përformancës së kandidatëve nga Kosova.

Në vijim gjeni tekstin e përkthyer nga revista gjermane në gjuhën shqipe:

Një pasuri e madhe kulturore

Subjekt: Kujdesi

Martin-Haug-Stift është një pasuri e madhe kulturore për Freudenstadt-in tonë. Qe dy javë unë jam këtu për kujdes afatshkurtër dhe do të doja të falënderoja infermierët shumë kompetent. Unë kam përjetuar trajtim me dashuri dhe përkushtim, si dhe durim të pafund me ne – pacientët (pjesërisht të vështirë). Falënderimet e mia të mëdha për të gjithë, veçanërisht për ata nga Kosova.
Christa Beck-Rudert Baiersbronn-Röt