Para informatë rreth Ftesës për Aplikim që do të hapet me 19.05.2023
Programi: SHKOLLIM DHE AFTËSIM PROFESIONAL NË GJERMANI – AUSBILDUNG
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER/E (PFLEGEFACHKRAFT)
Viti përgatitor: 2023/2024
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK, ketë vit është zgjeruar edhe me tutje me rrjetin e partnerëve në Gjermani, përmes të cilëve jemi në fazën e finalizimit të FTESËS PËR APLIKIM PËR 180 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG, e cila do të bëhet publike me 19.05.2023.
Në Ftesën për Aplikim do të jenë të definuara të gjitha kriteret, por megjithatë, përmes kësaj Para Informate dëshirojmë që të ju para informojmë që tani lidhur me faktorët kryesor të aplikimit.
Pjesa e përgjithshme:
- Përzgjedhja e kandidatëve bëhet përgjatë intervalit kohorë 01.06.-07.07.23 (Aplikimi, Takimet informuese, Bisedat prezantuese…)
- Fillimi i programit një vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, 10.07.2023 – 30.06.2024.
- Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG, nga muaji gusht-shtator 2024.
Nëse Ju:
- Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët si biologji, kimi dhe lëndët sociale/shoqërore, apo e përfundoni ketë vit.
- Jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”.
- Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane.
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës mbulohet fillimisht nga kandidati me një bashkëfinancim nga ana e programit deri në 50%.
- Ata të cilët kanë njohuri paraprake dhe posedojnë Certifikatën nga Goethe-Institut apo ÖSD, nuk kanë nevojë ti përsërisin nivelet e përfunduara, por vazhdojnë me nivele tjera.
- Përkrahje përgjatë tërë programit njëvjeçar të përgatitjes në Kosovë, i tërë procesi dhe përkrahja si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, kostoja e fluturimit të parë, organizohen dhe mbulohen financiarisht nga programi.
- Vijimi trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, me ç ‘rast mbulimi i shpenzimeve të jetesës bëhet nga të ardhurat mujore, të cilat i takojnë kandidatit sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
- Pas mbarimit të programit AUSBILDUNG, Kandidati është i lirë të vendosë për të ardhmen e tij si mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani, kthimi në Kosovë, sipas dëshirës, do të thotë nuk ka përkufizime/kushtëzime programore.
Shënime të veçanta:
- Të gjithë kandidatëve, të cilët kanë vendosur të regjistrojnë Infermierinë – Nivelin Bachelor këtu në Kosovë, me synim të shkojnë në Gjermani për të ushtruar këtë profesion, ju duhen tri vite studim dhe financim në Kosovë, një vit mësimi i gjuhës Gjermane deri në nivelin B2 në Kosovë dhe një vit në Gjermani për ta bërë njohjen e kualifikimit – pra 5 vite deri sa të arrihet titulli “Infermier i Diplomuar në Gjermani”. Programi Ausbildung e ofron mundësinë e marrjes së titullit të njëjtë “Infermier i Diplomuar në Gjermani” për 4 vite, duke e mësuar fillimisht gjuhën Gjermane në Kosovë deri në nivelin B2, e më pastaj edhe tri vite tjera të programit Ausbildung në Gjermani – me të gjitha shpenzimet e mbuluara.
- Liberalizimi i vizave që pritet të bëhet në fillim të vitit 2024, e ka hap edhe një mundësi shumë të mirë që të gjithë kandidatëve që pranohen në program dhe arrijnë të mësojnë gjuhën gjermane deri në nivelin B1, do ju mundësohet një hospitim dy javor në Gjermani, në muajin Prill 2024, pa asnjë kosto financiare. Shkuarja në Gjermani, në programin Ausbildung, në Shtator 2024, behët sërish përmes procesit të vizave (liberalizimi i vizave ofron mundësin e shkuarjes në Gjermani pa viza vetëm për çështje turistike, kurse të gjitha shkuarjet tjera (për punë, Ausbildung, studim…), behën serish përmes proceseve të vizave, procese të cilat realizohen në tërësi me përkrahje nga programi Ausbildung dhe pa asnjë kosto financiare).
- Për t’u informuar edhe me tepër rreth programit Ausbildung, vizitojeni fletëpalosjen e dizajnuar enkas për këtë program, klikoni KËTU.
- Për informata më të përgjithshme rreth APPK-së, vizitojeni web-faqen tonë www.appk.org
- Aplikimi i cili do behët i mundshëm nga 19.05.-04.06.2023, do behët përmes formës Online dhe Ftesa Aplikim do të publikohet në web-faqën tonë dhe në rrjetet tona sociale në Facebook dhe Instagram.
19 Prill 2023
Stafi i APPK-së