Donatori:

Bashkimi Evropian

Vlera në Euro:

165,017.75 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2016

Përfundimi: 2017

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Projekti JASE ka qenë projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. JASE është hartuar për të përmirësuar bashkëpunimin, për shkëmbimin e eksperiencave dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e zyrave të punësimit për punësim me të mirë, zhvillim të burimeve njerëzore dhe përmirësimin e standardit jetësor të popullsisë në rajonin ndërkufitar Mal i Zi-Kosovë.

Projekti është implementuar dhe ka kontribuar në heqjen e pengesatve dhe ofrimin e kushteve për punësim dhe zhvillim të burimeve njerëzore përmes prodhimit të bimëve mjekësore dhe frutave malore; në rritjen e fleksibilitetit e fuqisë punëtore, sigurimin e cilësisë me të mirë të jetës dhe krijimin e lidhës midis njerëzve në rajonin ndërkufitar për përmirësimin e bashkëpunimit në të ardhmen si dhe shkëmbimin e njohurive dhe mallrave; forcimin e bashkëpunimit midis palëve të ndryshme në tregun e punës për përfshirje me të mirë të tyre në zhvillimin e strategjive lokale të punësimit dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.

Karakteristikat e projektit:

  • Vizita studimore në Kosovë dhe Mal të Zi
  • Punëtori në Kosovë dhe Mal të Zi
  • Trajnime për të papunët për prodhimin dhe përpunimin e frutave të malit dhe bimëve mjekësore
  • Trajnime për themelim biznesi
  • Hulumtimi mbi nevojat e punëdhënësve në rajonin ndër-kufitar