Donatori:

Global Input

Vlera në Euro:

8,631.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 01.2016

Përfundimi: 06.2016

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

“HIPPO -International English Language” janë gara ndërkombëtare të gjuhës angleze të cilat mbahen në disa vende të Evropës. Garat Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze – HIPPO organizohen nga Asociacioni Global HIPPO, mbështeten nga GLOBAL INPUT  dhe mbahen me testime të standardizuara të kompanisë më të madhe në botë në fushën e edukimit Pearson, testime këto të njohura si LCCI JETSET.

Partner zyrtar për organizimin e garave HIPPO në Kosovë është Agjensioni i Perkrahjës së Punësimit Kosovë – APPK. Këto gara organizohen për nxënësit e moshave 9 deri 19 vjeç.

APPK ka organizuar këto gara në vitin 2016, dhe në të cilën kanë marrë pjesë më shumë se 1200 nxënës nga disa shkolla të Kosovës.

Karakteristikat e projektit:

  • Informime ndaj opinionit
  • Prezantime ndaj te interesuarve
  • Procesi i aplikimit
  • Procesi i testimit.