Donatori:

Bashkimi Evropian & Fondacioni HIT-Holandë

Vlera në Euro:

31,400.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2013

Përfundimi: 2013

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Nën financimin  BE (Bashkimi Evropian), përmes organizatave HIT Foundation (Holandë) dhe Micado Migration (Gjermani), APPK është duke realizuar projektin  “Monitorimi i të miturve pas kthimit nga BE-ja në Kosovë”, i cili projekt i dedikohet 60 fëmijëve të mitur (12-18 vjeç) të kthyer nga vendet e BE në Kosovë, dhe 30 të tjerëve të kthyer në Shqipëri.

Në Kosovë, projekti  është  realizuar në koordinim edhe me Departamentin për riatdhesim në kuadër të MPB, kurse në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës. Procesi i monitorimit është bërë duke bërë hulumtim në terren dhe duke përdorur pyetësorë të standardizuar dhe të validuar nga Universiteti i Gryningenit në Holandë dhe duke marrë parasyshë Interesin më të mirë të Fëmijut. Një ndihmë financiare deri në 300 Euro është dhënë për 20 fëmijë, për të ua plotësuar nevojat e identifikuara, kryesisht për shkollim. Rezultatet e këtij hulumtimi janë prezantuar në një konferencë ndërkombëtare në parlamentin Evropian në Bruksel.

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillim
  • Hulumtim dhe intervistim