Donatori:

Bixter Training Danimark

Vlera në Euro/vit:

20.000,00 €/Vit

Kohëzgjatja:

Fillimi: 10. 2019

Përfundimi: vazhdon

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Bixter.dk ApS është kompani nga Danimarka e specializuar në ofrimin e internshipeve dhe praktikave për studentë në Danimarkë, Gjermani, Norvegji dhe Zvicër në fushën e Bujqësisë. Bixter siguron internshipe të paguara dhe kushte të mira jetese për kandidatët. Bixter.work ka lidhje me më shumë se 2000 fermerë të cilët ofrojnë kushte të mira të punës dhe praktikës me standarde skandinave.

APPK është partner zyrtarë i Bixter.dk ApS për Kosovë dhe Shqipëri.

 

Karakteristikat e projektit:

Internship në ndonjërën nga shtetet e cekura më lartë, por me fokus në Danimarkë në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, si:

  • Prodhimi i qumështit
  • Shpeztaria
  • Puna në ferma
  • Puna në serra etj.

Kushte të mira të punës me nga 37 deri në 40 orë pune në javë, pushim vjetor 4 – 5 javë, pagesë nga 700 deri në 1500 Euro bruto, varësisht nga sektori dhe vendi ku punon.