Donatori:
Zyra për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Zvicrës
Vlera në Euro/vit:
153,500.00 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2003
Përfundimi: 2004
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga SDC (Switzerland- SCO Swiss Corporations Office Prishtina) është realizuar « Ndërmjetësimi në punësim i 60 Punëkërkuesve » nga grupi synues “Kosovar – Pjesëtar të Komunitetit RAE- Rom, Ashkali, Egjiptas” duke realizuar:
- Regjistrimin, Këshillimin dhe Orientimin profesional të mbi 300 punëkërkuesve
- Realizimin e procesit të ndërmjetësimit në punësim duke synuar ndërlidhjen produktive të Punëdhënësit dhe punëmarrësit me interes të dyanshëm.
- Monitorimin e efekteve të ndërmjetësimit në punësim dhe këshillimet e ndërmarrjes në rrugën e saj të mëtejme zhvillimore
Në rastet kur ndërmjetësimi i ka plotësuar disa kondita të veçanta të projektit, është lejuar një përkrahje financiare e cila është definuar me Marrëveshjet përkatëse trepalëshe.
Në këtë formë, janë ndërmjetësuar 60 kandidat
Karakteristikat e projektit:
- Këshillimi i Punëkërkuesve
- Këshillimi i Punëdhënësve
- Ndërmjetësimi në Punësim
- Monitorimi dhe evoluimi i ndërmjetësimit