Donatori:

Zyra për Bashkëpunim dhe Zhvillim e Zvicrës

Vlera në Euro:

75,700.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2003

Përfundimi: 2004

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Në porosi nga SDC (Switzerland- SCO Swiss Corporations Office Prishtina ) është realizuar « Përkrahja e themelimit të 33 Ndërmarrjeve të vogla », nga grupi synues  “Kosovar – Pjesëtar të Komunitetit RAE- Rom, Ashkali, Egjiptas”  duke realizuar:

  • Identifikimin dhe këshillimin e mbi 80 kandidatëve të cilët kanë poseduar një ide dhe disa parakushte për të themeluar një biznes të vogël privat.
  • Verifikimin dhe klasifikimin e 43 kandidatëve për të marrë pjesë në seminaret për themelim të afarizmit Privat.
  • Implementimin e Seminarit të parë 7 ditor për 27 kandidatë si dhe
  • Implementimin e Seminarit të dytë 7 ditor për 17 kandidatë, duke i elaboruar temat : Parakushtet personale për themelim të Biznesit, Analiza e klientëve, Tregu i Furnizimit dhe Shitjes, Cilat janë kërkesat për produktet e mia?, Analiza e Konkurrencës, Shembuj nga Analiza e tregut dhe konkurrencës, Plani investim dhe financiar, Koncepti i Marketingut, Përpilimi i çmimeve, Forma Juridike, Tatimet, Kreditë.
  • Përkrahjen e kandidatit në përpilimin e planit të Biznesit.
  • Në rastet kur Plani i Biznesit i ka plotësuar disa kondita të veçanta të projektit, është lejuar një përkrahje financiare e cila është definuar me Marrëveshjet përkatëse dypalëshe për  33 kandidat
  • Monitorimi i zhvillimit të mëtejmë të biznesit të themeluar

 

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillimi i kandidatëve për themelim të Biznesit privat
  • Implementimi i Seminarit “Themelimi i Biznesit privat”
  • Monitorimi dhe evoluimi i Biznesit të themeluar