Donatori:
Ministria e Shëndetësisë & Center for Continuing Nursing Education-Finland
Vlera në Euro:
13,167.05 €
Kohëzgjatja:
Fillimi: 2004
Përfundimi: 2007
Përshkrimi i shkurtë i projektit:
Në porosi nga MSH (Ministria e Shëndetësisë) dhe nën financimin e CCNE(Center for Continuing Nursing Education) nga Finlanda, është realizuar “Trajnimi i mëtejmë profesional i 85 Bashkëpunëtorëve të punësuar në këtë Ministri”, duke realizuar:
- Analizën e nevojave të trajnimit sipas kërkesave dhe në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse.
- Përgatitjen e Trajnimit duke bërë përzgjedhjen paraprake te trajnerëve përkatës për secilin modul të trajnimit, si dhe përpilimin e kurrikulave përkatëse
- Implementimin e trajnimit , monitorimin përgjatë vijimit të tij dhe evaluimi në fund të trajnimit
Karakteristikat e Trajnimit :
- 80 h Trajnimi
- Modulet: Kompjuter, Gjuhë Angleze dhe Shkathtësia e të shkruarit, duke aplikuar metodat me bashkëkohore te trajnimit si: Puna në Grupe, Forma Interaktive, aplikimi i roleve, shembuj praktik përmes projektorit…
Karakteristikat e projektit:
- Trajnime i mëtejmë profesional i të punësuarve
- Evaluimi i efekteve të trajnimit, në vendin e punës të kandidatit të punësuar pas përfundimit të trajnimit