Donatori:

UNDP- Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Zhvillim të Programeve

Vlera në Euro:

308,680.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2007

Përfundimi: 2010

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Në porosi nga UNDP janë realizuar katër projekte me synim « Ri-integrimi Socio-Ekonomik i mbi 120 kandidatëve », nga grupi i qytetarëve Kosovarë “Të ç, vendosurit- pjesëtarë të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

  • Identifikimin dhe këshillimin e mbi 130 kandidatëve të cilët kanë poseduar një ide dhe disa parakushte për të themeluar një biznes të vogël privat, apo për ti integruar në forma tjera
  • Verifikimin dhe klasifikimin e 115 kandidatëve për të marrë pjesë në seminaret për themelim të afarizmit Privat.
  • Implementimin e 6 Seminareve 7 ditor për 13-20 kandidatë duke i elaboruar temat : Parakushtet personale për themelim të Biznesit, Analiza e klientëve, Tregu i Furnizimit dhe Shitjes, Cilat janë kërkesat për produktet e mia?, Analiza e Konkurrencës, Shembuj nga Analiza e tregut dhe konkurrencës, Plani investiv dhe financiar, Koncepti i Marketingut, Përpilimi i çmimeve, Forma Juridike, Tatimet, Kreditë.
  • Përkrahjen e kandidatit në përpilimin e planit të Biznesit.
  • Në rastet kur Plani i Biznesit i ka plotësuar disa kondita të veçanta të projektit, është lejuar një përkrahje financiare e cila është definuar me Marrëveshjet përkatëse dypalëshe
  • Monitorimi i zhvillimit të mëtejmë të biznesit të themeluar,

 

Rezultatet

  • 120 të këshilluar dhe profesionalisht të profilizuar
  • 5, kandidate të Ndërmjetësuar në Punësim
  • 115, kandidate të përkrahur edhe financiarisht përmes Grandeve deri në 2.000 Euro

 

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillime
  • Trajnime
  • Certifikime