Donatori:

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vlera në Euro:

58,250.00 €

Kohëzgjatja:

Fillimi: 2012

Përfundimi: 2012

Përshkrimi i shkurtë i projektit:

Në porosi nga MPMS (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), në kuadër të dy tenderëve Publik, APPK është përzgjedhur për të bërë trajnimin e 2 x 120 punëkërkuesve, në fushën e IT, përmes sistemit ECDL.

Kandidatët janë listuar përmes QRP-ve (Qendrave Regjionale të Punësimit), e pastaj përmes një testimi të organizuar nga APPK, është bërë përzgjedhja e tyre.

Trajnimi është organizuar në 7 qendra të licencuara nga ECDL (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Trajnimi është realizuar për 7 modulet përkatëse ( M1 Bazat e teknologjisë informative dhe komunikimit ,  M2 Windows XP, M3 Word 2003, M4 Excel 2003, M5 Access 2003,  M6 PowerPoint 2003,  M7 Internet Explorer 6/Outlook 2003).

Në fund të secilit trajnim, është mbajtur provimi përkatës. Në bazë të rezultateve përfundimtare, rezulton që mbi 80% të kandidatëve kanë përfunduar katër e me tepër module.

Në fund të trajnimit, APPK, pa pegesë prej projektit, ka mbajtur edhe një trajnim shtesë “Konkurrimi i suksesshëm”, me qëllim të rritjes se vlerave konkurruese të kandidatëve për tregun e punës.

 

Karakteristikat e projektit:

  • Këshillimi
  • Trajnimi
  • Certifikimi- APPK si qendër testuese për ECDL.